Mike Tyson befason tifozët me videon e re

  • S.A /
  • 23 June 2020 - 08:46
Mike Tyson befason tifozët me videon e re

Mike Tyson e ka publikuar një tjetër video për ta treguar formën e tij të mirë fizike dhe stërvitjet që po i bën para kthimit të tij në ring për meçe miqësore për bamirësi.

Ish-kampioni botëror ka zbuluar se ai dëshiron të kthehet, në moshën 53-vjeçare, në ringun e boksit për disa meçe  miqësore për bamirësi në të ardhmen e afërt.

Ai i postoi disa video të stërvitjeve të tij në rrjete sociale, të cilat i befasuan tifozët e amerikanit shkaku i formës së tij mbresëlënëse fizike.

Tani, Tyson e ka publikuar një video të re 37-sekondëshe, ku shihet duke boksuar me trajnerin e tij me një shpejtësi që ua ka kujtuar tifozëve Mike Tysonin e vjetër.

Gazeta britanike The Sun raporton se ish-boksieri nuk dëshiron të kthehet me ndonjë meç të lehtë, pasi që dëshiron ta ketë një luftë të vërtetë në kthimin e tij.

“Mike e ka përjashtuar mundësinë e zhvillimit të një meçi miqësor në Australi sepse ai nuk dëshiron të kthehet me meç kundër një atleti që s’është boksier i vërtetë”, ka thënë një anëtar i ekipit të Tysonit për The Sun.

“Nëse Mike do të kthehet në boks, do të jetë kundër një boksieri të vërtetë. Mike beson se çdo gjë tjetër do të ishte ofendim ndaj sportit”.

(Kosova Sot Online )