Protestohen protestat kundër racizmit në Premierligë: Jeta e njerëzve të bardhë ka rëndësi

  • S.A /
  • 23 June 2020 - 09:02
Protestohen protestat kundër racizmit në Premierligë: Jeta e njerëzve të bardhë ka rëndësi

Një aeroplan me mesazhin “Jeta e njerëzve të bardhe ka rëndësi” u pa duke fluturuar mbi stadiumin Etihad gjatë përballjes së Manchester Cityt kundër Burnleyt, duke ngjallur kështu kritika të shumta në mes të protestave kundër racizmit dhe brutalitetit policor.

Të gjithë lojtarët e Premierligës e kanë mbajtur mbishkrimin “Black Lives Matter” (shqip: Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi) në vend të emrit të tyre në fanellë, në shenjë përkrahjeje për protestat që nisën në ShBA pas vdekjes së George Floyd.

Këto protesta u përhapën edhe në vende të tjera të botës, përderisa futbollistët West McKennie, Jadon Sancho dhe Marcus Thuram ishin në mesin e të parëve që iu bashkuan atyre gjatë ndeshjeve në Bundesligë, përderisa Marcelo e ka përçuar të njëjtin mesazh edhe në La Liga.

Në Premierligë, lojtarët kanë mbajtur edhe nga një logo me mbishkrimin “Black Lives Matter” në fanellat e tyre, si shtesë ndaj logos për nder të Shërbimit Mjekësor Kombëtar të Anglisë shkaku i pandemisë Covid-19.

Përveç këtyre fanellave, lojtarët kanë marrë pjesë në një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve, ndërsa gjithashtu janë ulur në gjunjë në fillim të ndeshjes për të shfaqur solidaritet me protestat kundër racizmit dhe brutaliteti policor.

Por, gjatë ndeshjes mes Manchester City dhe Burnleyt u pa një aeroplan duke fluturuar mbi stadium, me një pankartë ku shkruhej: “Jeta e njerëzve të bardhë kanë rëndësi, Burnley”.

Kjo pankartë u vërejt vetëm disa minuta pas fillimit të ndeshjes, vetëm pak momente pasi lojtarët ishin ulur në gjunjë dhe ishin rrethuar për ta mbajtur një minutë heshtje. Ende nuk është konfirmuar kush pagoi për këtë pankartë.

(Kosova Sot Online )