Simeone: Suksesi i Atleticos s’varet mbrojtja, por nga menaxhimi i emocioneve

  • S.A /
  • 23 June 2020 - 09:34
Simeone: Suksesi i Atleticos s’varet mbrojtja, por nga menaxhimi i emocioneve

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se aftësia e skuadrës së tij për t’u mbrojtur mirë vjen si produkt i përkushtimit të lojtarëve të klubit ndaj vizionit sportiv të vetë trajnerit.

Atletico Madridi arriti të nxjerrë fitore me rezultat 1:0 kundër Real Valladolidit të shtunën, duke i regjistruar dy fitore radhazi në La Ligë për herë të parë që nga fitoret kundër Real Betisit dhe Levantes afër festave të fundvitit.

Përballja me Levanten i pret sërish djemtë e Diego Simeone, të cilët arritën të sigurojë fitore me rezultat bindës 5:0 në ndeshjen e fundit të zhvilluar si mysafirë, kundër Osasunës.

Largimet e Diego Godinit dhe Lucas Hernandezit vitin e kaluar e kishin detyruar Simeonen ta rindërtojë vijën e mbrojtjes, duke krijuar partneritet në qendër të mbrojtjes mes Stefan Savic dhe Jose Gimenez, ndërsa Kieran Trippier dhe Renan Lodi e ka dëshmuar vetën në dy krahët e mbrojtjes.

Me përkrahjen edhe të Jan Oblakut në portë, Atletico Madridi i ka pranuar vetëm 22 gola në 30 ndeshjet e La Ligës këtë sezon, edhe pse Simeone insistoi se ai nuk e cilëson si kyçe në planet e tij mbajtjen e portës të paprekur.

“Do të ketë gjithmonë gabime, të gjitha skuadrat bëjnë gabime”, tha Simeone në një konferencë për shtyp.

“Ne duhet të tentojmë të jemi të përqendruar dhe kemi bërë ndërrime, duke qenë të vetëdijshëm se duhet ta mbajmë sigurinë në skuadër”.

“Unë jam ende i bindur se fuqia e kësaj skuadre është menaxhimi i emocioneve. Kjo do të jetë rruga jonë drejt synimeve që ia kemi vendosur vetes”.

(Kosova Sot Online )