Operohet me sukses ylli i futbollit kosovar, Arbër Hoxha

  • 23 June 2020 - 15:15
Operohet me sukses ylli i futbollit kosovar, Arbër Hoxha

Ylli i futbollit kosovar, Arbëri Hoxha, është operuar ditën e sotme.

Drejtori sportiv i skuadrës së Ballkanit, Avni Bytyqi, ka njoftuar se operimi ka shkuar për mrekulli.

“Arbër Hoxha është operuar te mjeku i njohur Qerim Kida. Operimi për fat të mirë ka shkuar shumë mirë. Tashmë presim që edhe faza e rehabilitimit të shkojë mirë”, ka thënë Avni Bytyqi .


(Kosova Sot Online)