Pep Guardiola: Aguero do ta bëjë gjurin operacion

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 16:01
Pep Guardiola: Aguero do ta bëjë gjurin operacion

Sergio Aguero do të duhet ta bëjë gjurin operacion të enjten, pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen kundër Burnleyt. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve i Manchester Cityt, Sergio Aguero, u detyrua ta lë ndeshjen e së hënës kundër Burnleyt, në stadiumin Etihad, para se të përfundonte pjesa e parë e ndeshjes.

Sulmuesit nuk i është caktuar një datë për kthimin në fushën e lojës, megjithatë ai mund të kthehet në kohë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve në gusht.

29-vjeçaru Aguero ka udhëtuar në Barcelonë për t’u bërë operacion nga mjeku i famshëm Ramon Cugat, i cili i ka bërë operacion një numër të lojtarëve të Man Cityt gjatë viteve të fundit.

“Nesër ai do të bëhet operacion. Sapo ta përfundojë ai operacionin, ne do ta dimë se kur do të mundë të kthehet Sergio në skuadër”, u shpreh Guardiola.

Kur u pyet se a mund të kthehet Aguero në kohë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ai u shpreh: “Nuk e di për momentin”. 

(Kosova Sot Online)