Man United i vazhdon përpjekjet për top katërshe ndaj Sheffield, formacionet

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 18:40
Man United i vazhdon përpjekjet për top katërshe ndaj Sheffield, formacionet

Manchester Unitedi do të kërkojë të mbetet në binarë për top katërshe në Premierligë, me fitore eventuale sonte ndaj Sheffield United.

Unitedi është nikoqir i Sheffieldit në Old Trafford, në një ndeshje të javës së 31-të e cila zhvillohet me fillim në orën 19:00.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ngel pesë pikë prapa Chelseat, vendit të katërt dhe të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Unitedi është në një seri prej pesë ndeshjeve pa humbje në Premierligë, por çfarëdo lëshimi sot do të nënkuptonte hap mbrapa në përpjekje për ta arritur synimin.

Sheffield, ndërkohë, është në ndjekje të pozitës së pestë, e cila mbahet pikërisht nga Unitedi, sepse synon ta a rrijë Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Formacionet zyrtare:

Manchester United:

Image

Sheffield United:

Image

 

(Kosova Sot Online)