Van Persie reagon ndaj het-trikut të Martialit: Ju nevojit mjaft shumë kohë

  • G.G /
  • 25 June 2020 - 13:04
Van Persie reagon ndaj het-trikut të Martialit: Ju nevojit mjaft shumë kohë

Robin Van Persie është përgjigjur në rrjete sociale pas het-trikut të shënuar nga Anthony Martial për Manchester Unitedin, duke bërë shaka se mjaft shumë kohë iu desh klubit që dikush ta shënojë het-trikun e radhës pas tij.

Manchester Unitedi e mori fitoren e parë pas rinisjes së sezonit të Premierligës, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Sheffield Unitedin të mërkurën.

Para ndeshjes, e gjithë vëmendja kishte qenë te dyshja e mesfushës, Paul Pogba dhe Bruno Fernandes, të cilët tifozët kishin pritur që një kohë të gjatë t’i shikonin duke luajtur bashkë. Megjithatë, pas ndeshjes vëmendjen e mori Martiali.

Francezi e shënoi golin e parë pas vetëm shtatë minutave lojë në Old Trafford, ndërsa e kompletoi het-trikun e tij në minutën e 74-të të ndeshjes.

24-vjeçari është lojtari i vetëm që ka shënuar het-trik për Manchester Unitedin që nga largimi i Sir Alex Fergusonit, pasi që Robin Van Persie e kishte shënuar het-trikun e fundit të skuadrës për, në ndeshjen kundër Aston Villës në vitin 2013.

“Ju nevojit mjaft shumë kohë… por jam i lumtur që dikush e ka marrë stafetën pas shtatë vjetëve. Urime për het-trikun Anthony Martial”, shkroi holandezi në Twitter.

Lojtarët e marrin topin e ndeshjes me vete në shtëpi pasi të shënojnë het-trik, si kujtim. Këtë traditë duket se e harroi Martiali të mërkurën, pasi e shënoi het-trikun e tij të parë në karrierë dhe të parin në Manchester United në shtatë vjetët e fundit.

Martial u nis menjëherë drejt tunelit për të dalë nga fusha e Old Traffordit, deri kur u ndal nga një zyrtare e Manchester Unitedit, e cila ia përkujtoi të shkonte t’ia kërkonte gjyqtarin topin e ndeshjes. 24-vjeçari u kthye shpejt drejt gjyqtarit Anthony Taylor, i cili ia gjuajti menjëherë futbollistit topin.

(Kosova Sot Online)