Unitedi konfirmon largimin e nëntë lojtarëve

  • S.A /
  • 25 June 2020 - 17:20
Unitedi konfirmon largimin e nëntë lojtarëve

Manchester Unitedi ka konfirmuar se nëntë lojtarë do të largohen nga klubi kur të skadojnë kontratat e tyre këtë verë.

Cameron Borthwick-Jackson është një prej emrave më të njohur që është përfshirë në listën e atyre që do të largohen. Krahas tij do të largohen Aidan Barlow, Alex Fojticek, Ethan Hamilton, Dion McGhee, Demetri Mitchell, Kieran O’Hara, Largie Ramazani dhe George Tanner. 

“Duam t’i falënderojmë lojtarët që po largohen për kontributet e tyre gjatë kohës te klubi dhe ju urojmë çdo të mirë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.

Ndërsa që të nëntë lojtarët do ta kenë të drejtën të kthehen në Carrington për stërvitjet parasezonale në mënyrë që ta mbajnë formën fizike.

(Kosova Sot Online )