Zyrtare: Dortmundi transferon futbollistin e PSG-së

  • S.A /
  • 25 June 2020 - 17:27
Zyrtare: Dortmundi transferon futbollistin e PSG-së

Borussia Dortmund e ka transferuar futbollistin e PSG-së, Thomas Meunier.

Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint Germain u transferua në Gjermani si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me klubin francez.

Për të janë interesuar edhe Arsenal, Manchester United dhe Tottenham, por në fund vendosi t’i bashkohet Dortmundit.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Borussian deri në vitin 2024.

 

(Kosova Sot Online )