Prishtina e Ballkani në avantazh pas pjesës së parë, s’ka gola në Drenas

  • E.K /
  • 25 June 2020 - 18:20
 Prishtina e Ballkani në avantazh pas pjesës së parë, s’ka gola në Drenas

Prishtina dhe Ballkani janë duke avancuar pas pjesës së parë në duelet përkatëse, në kuadër të xhiros së 26-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Bardhekaltrit e mbyllën 45 minutëshin e parë në epërsi ndaj Llapit në udhëtim me rezultat 1:0.

Golin e avantazhit për kryeqytetasit e realizoi sulmuesi në superformë, Ahmed Januzi.

Të dyja ekipet e qëlluan tërthorësen në pjesën e parë.

Ndërkohë, therandasit janë në epërsi ndaj Ferizajt me rezultat identik, 1:0 falë golit të shënuar nga Arbër Prekazi.

Ndërkaq, derbi lokal në mes të Feronikelit dhe Drenicës në pjesën e parë nuk solli fitues.

(Kosova Sot Online)