Jimenez kushton 100 milionë euro

  • S.A /
  • 26 June 2020 - 10:41
Jimenez kushton 100 milionë euro

Wolverhamptoni ia ka vënë çmimin Raul Jimenezit. Mediumi spanjoll “AS” shkruan se klubi anglez i kërkon hiç më pak se 100 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm. Klubet e ndryshme evropiane kanë shprehur interesim për përfaqësuesin meksikan. Ai po e kalon një sezon të mrekullueshëm në Premierligë.

Interesim për futbollistin kanë shfaqur klubet si Manchester United, Arsenal dhe Real Madrid.

Por, vështirë se ndonjëri prej këtyre klubeve do të ishte i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për Jimenezin.Mbi të gjitha, interesim për shërbimet e tij kanë shprehur “Djajtë e Kuq”.

(Kosova Sot Online )