Coutinho, në bisedime me Arsenalin

  • G.G /
  • 26 June 2020 - 13:19
Coutinho, në bisedime me Arsenalin

Philippe Coutinho e ka mbyllur eksperiencën e shkurtër që e kishte në Bayern Munich.

Ylli brazilian nuk la gjurmë sa duhet në “Allianz Arena” dhe kjo bëri që klubi gjerman të mos e shfrytëzojë mundësinë e blerjes përfundimtare të tij.

Këtë verë, ish-futbollisti i Interit, Espanyolit dhe Liverpoolit do të rikthehet përkohësisht në Barcelonë.

Mirëpo, gjiganti katalunas nuk e ka ndërmend ta mbajë më atë në “Camp Nou”.

Ndërkohë, mediat britanike shkruajnë se interesim për përfaqësuesin brazilian ka shfaqur Arsenali.

Menaxheri i lojtarit, Kia Joorabchian po mundohet ta rehatojë klientin e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që Coutinho të përfundojë në “Emirates Stadium”.

Gjithashtu, interesim për shërbimet e futbollistin ofanziv ka shfaqur edhe Chelsea. 

(Kosova Sot Online)