Valencia e do Kepan

  • G.G /
  • 26 June 2020 - 16:39
Valencia e do Kepan

Klubi spanjoll e do portierin e Chelseat në formë huazimi për dy vjet, ndërsa atë e pëlqejnë edhe Milani dhe Athletic Bilbao

Valencia është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm.

Dhe, klubi spanjoll duket se ia ka vënë syrin portierit të Chelseat, Kepa Arrizabalaga.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se klubi nga La Liga ia ka kërkuar klubit londinez portierin për dy vjet në formë huazimi.

E ardhmja e përfaqësuesit spanjoll në “Stamford Bridge” është vënë në dyshim, mbi të gjitha pas pasigurisë së shfaqur në pjesën e dytë të sezonit.

Interesim për portierin javë më parë ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Athletic Bilbao.

Gjithashtu, spekulohej për një shkëmbim të mundshëm të portierëve nga ana e Milanit dhe Chelseat, me Giggi Donnarumman që mund të përfundojë në Londër e Kepa në Milano. 

(Kosova Sot Online)