“Arthur? Nuk është lojtari as i parë dhe as i fundit që nuk bind”

  • E.K /
  • 26 June 2020 - 18:37
 “Arthur? Nuk është lojtari as i parë dhe as i fundit që nuk bind”

Quique Setién ka folur për tema të ndryshme në konferencë para ndeshjes Celta Vigo-Barcelona.

Ai nuk ka mundur t’i ikë pyetjeve për shkëmbimin e mundshëm të Arthur Melo me Miralem Pjanic.

Tani për tani, Setien refuzon të tregojë diçka.

“Mua klubi nuk më ka komunikuar asgjë për largimin e Arthur”, tha ai.

Më pas ai u pyet se si është e mundur që një lojtar që konsiderohej pasardhësi i Xavi Hernandez të largohet nga Barcelona.

“Nuk është lojtari i parë që nënshkruan për një klub të madh dhe nga i cili pritet shumë dhe në fund nuk funksionon”, shtoi ai.

Duket se nuk i pëlqen shumë stili i lojës së brazilianit.

“Është e vështirë për t’i ndryshuar gjërat që trajnerët tjerë i kanë thënë se janë mirë”.

(Kosova Sot Online)