Bayerni do të presë për Sanen deri në vitin 2021

  • S.A /
  • 27 June 2020 - 09:15
Bayerni do të presë për Sanen deri në vitin 2021

Bayern nuk është në gjendje të plotësojë kërkesat e Man City

Bayern Munich do të presë deri vitin e ardhshëm për ta transferuar Leroy Sanen nga Manchester City, raporton “Sport1”.

Pep Guardiola ka kohë që ka konfirmuar që gjermani ka refuzuar të rinovojë kontratën dhe se do të largohet nga klubi ose këtë vit, ose në vitin 2021, kur t’i skadojë kontrata.

Bayerni ka kohë që interesohet për 24 vjeçarin, por nuk dëshiron të japë më shumë se 40 milionë euro, deri City kërkon shumë, afër 100 milionë euro andaj kampionët e Gjermanisë janë në gjendje të presin vitin 2021 dhe ta marrin me parametra zero.

(Kosova Sot Online )