UEFA konfirmon orarin e ri për Nations League, kur do të luajnë Kosova dhe Shqipëria?

  • S.A /
  • 27 June 2020 - 09:22
UEFA konfirmon orarin e ri për Nations League, kur do të luajnë Kosova dhe Shqipëria?

Tashmë është zyrtare, me 3, 4 dhe 5 shtator do të luhen ndeshjet e para të UEFA Nations League. Kosova do të nisë fazën e grupeve kundër Moldavisë me 3 shtator.

UEFA zyrtarisht ka publikuar orarin e të gjitha ndeshjeve të fazës së grupe të Ligës së Kombeve që do të luhen në shtator, tetor dhe nëntor.

Kosova, që gjendet në Grupin 3 të Ligës C me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, e nis aventurën për herë të dytë në këtë garë pikërisht kundër kësaj skuadre të fundit.

Pra Kosova do të përballet me Moldavinë në udhëtim me 3 shtator nga ora 20:45.

Më pas do të ketë punë në shtëpi me Greqinë e me radhë, raporton Gazeta Express.

Edhe Shqipëria e nis këtë aventurë në udhëtim, do të ketë punë me Bjellorusinë.

Orari i të gjitha ndeshjeve të Kosovë dhe Shqipërisë:

KOSOVA  
Ndeshja 1, e Enjte 3 Shtator.

Ndeshja 3, e Diele 11 Tetor

Ndeshja 4, e Merkure 14 Tetor

Ndeshja 5, e Diele 15 Nentor

Ndeshja 6, e Merkure 18 Nentor

SHQIPËRIA
Ndeshja 1, e Premte 4 Shtator

Ndeshja 2, e Hene 7 Shtator

Ndeshja 3, e diele 11 Tetor

Ndeshja 4, e Merkure 14 Tetor

Ndeshja 5, e Diele 15 Nentor

Ndeshja 6, e Merkure 18 Nentor

(Kosova Sot Online )