Lewandowski shpallet lojtari i sezonit në Bundesliga

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 10:53
Lewandowski shpallet lojtari i sezonit në Bundesliga

Super ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga.

Ai ka zhvilluar një sezon mbresëlënës, duke u bërë futbollisti i parë që shënon në 11 ndeshje me radhë në Bundesliga.

Lewandowski ka shënuar kundër çdo ekipi që është përballur këtë sezon, derisa i shënoi për herë të parë Fortuna Dusseldorfit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29.

Ai ka shënuar 33 gola në Ligë dhe për herë të katërt në pesë sezone, arriti të shpallet golashënuesi më i mirë.

Lewa u shpreh shumë i lumtur për të arriturat e tij në sezonin 2019/20, që me statistika, është sezoni më i mirë në karrierë.

(Kosova Sot Online)