Diskutimi i Messit me Arthur që sipas tifozëve qoi deri në largimin e brazilianit nga Barça

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 12:13
 Diskutimi i Messit me Arthur që sipas tifozëve qoi deri në largimin e brazilianit nga Barça

Arthur Melo është me një këmbë jashtë Barcelonës.

Braziliani së shpejti do të zyrtarizohet te Juventusi, ai do të përfshihet në marrëveshje shkëmbimi i Miralem Pjanic.

Por çfarë ndodhi me Arthur, me Xavin e ri të Barcelonës? Duket se tifozët e kanë gjetur përgjigjen.

Në Twitter është duke u postuar vazhdimisht një video ku shihet Leo Messi duke folur me tone të ashpra ndaj Arthur, në ndeshje miqësore mes Argjentinës dhe Brazilit të zhvilluar në nëntor të vitit 2019.

Sipas tifozëve, aty ishte fundi i karrierës për Arthur te Barcelona.

(Kosova Sot Online)