Vojvoda i gëzohet golit të Rashicës: Qikjo bre dajë

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 17:09
Vojvoda i gëzohet golit të Rashicës: Qikjo bre dajë

Mbrojtësi anësor i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i është gëzuar golit të shënuar nga Milot Rashica në ndeshjen kundër Kolnit. Ai e shpërndau një video të atij goli në llogarinë e tij në Instagram, për ta shprehur përkrahjen për bashkëkombësin e vet.

Kosovari Milot Rashica ishte njëri ndër tre futbollistët që kontribuuan me nga një gol në pjesën e parë të ndeshjes mes Werder Bremenit dhe Kolnit, që po zhvillohet në ditën finale të këtij sezoni të Bundesligës.

Në minutën e 27-të të ndeshjes, Rashica dribloi mbrojtësit e klubit kundërshtar dhe arriti ta shënojë një gol të bukur, duke i dhënë kështu fund ecurisë prej 17 ndeshjeve të ligës pa shënuar gol.

Këtij goli iu gëzua bashkëlojtari i Rashicës në ekipin kombëtar të Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili e publikoi një video nga shtëpia e tij.

“Qikjo bre dajë, futja lazhnjak”, shkroi Vojvoda mbi videon e publikuar. /Gazeta Express/

(Kosova Sot Online)