Bayerni e mbyll sezonin me fitore, Dortmundi me disfatë të thellë

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 17:30
Bayerni e mbyll sezonin me fitore, Dortmundi me disfatë të thellë

Me rezultat 4:0 e kanë mbyllur sezonin edhe Bayern Munichu e edhe Borussia Dortmundi. Megjithatë, përderisa Bayerni fitoi bindshëm kundër Wolfsburgut, Dortmundin e befasoi Hoffenheimi në ditën finale të sezonit 2019/20.

Wolfsburg 0:4 Bayern Munich

Përkundër që tashmë veçse e kishte siguruar titullin e kampionit, Bayern Munichu mori fitore për prestigj kundër Wolsburgu, që po luante për ëndrrën për dalje në Evropë.

Në ndeshjen finale të sezonit 2019/20, Thomas Muller shkëlqu me një gol dhe një asist, ndërsa golat e tjerë i shënuan Robert Lewandowski, Michael Cuisance dhe Kingsley Coman.

Përkundër kësaj disfate, Wolfsburgu megjithatë do të ketë mundësi të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm, pasi që zë pozitën e shtatë, që ia siguron vendin në kualifikime për Ligën e Evropës.

Borussia Dortmund 0:4 Hoffenheim

E për dallim nga Bayerni, Dortmundi nuk arriti ta mbyllë sezonin në mënyrë bindëse, pasi që pësoi disfatë të thellë në shtëpi nga Hoffenheimi.

Andrej Kramaric ishte autori i të katër golave të Hoffenheimit në këtë ndeshje të fundit për sezonin 2019/20 të Bundesligës.

Dortmundi e kishte siguruar pozitën e dytë në tabelë xhiron e kaluar, ndërsa Hoffenheimi me këtë fitore ngrihet në pozitën e gjashtë, që ia siguron kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Evropës. 

(Kosova Sot Online)