Një gol dhe një asist – Muriqi, vendimtar në fitoren e Fenerbahces

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 20:48
 Një gol dhe një asist – Muriqi, vendimtar në fitoren e Fenerbahces

Me një gol të shënuar dhe një asist, kosovari Vedat Muriqi ishte vendimtar në fitoren e Fenerbahces me rezultat 3:2 në ndeshjen kundër Yeni Malatyasporit, që u zhvillua, në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës turke.

Në ndeshjen e tretë të ligës elitare të futbollit në Turqi pas rinisjes së sezonit, Fenerbahce arriti fitore 3:2 kundër Yeni Malatyaspor, duke bërë kështu që ta vazhdojnë ëndrrën për kualifikim në Evropë.

Fenerbahce ishte skuadra më e mirë në fushën e lojës – e dominoi lojën me posedim të topit dhe numër të rasteve të krijuara – dhe ky dominim iu shpërblye në minutën e 70-të nga një gol i shënuar nga Vedat Muriqi, i cili e shënoi golin e 17-të të këtij sezoni në të gjitha garat.

Megjithatë, ky gol u kthjelli skuadrën kundërshtare, i cili në 20 minutat në vazhdim iu kundërpërgjigj Fenerbahces me dy gola dhe e përmbysi rezultatin e ndeshjes.

Por, Fenerbahce s’i humbi shpresat për të marrë pikë nga kjo ndeshje. Pak momente para se gjyqtari ta sinjalizonte fundin e ndeshjes, Muriqi e dëshmoi edhe një herë veten, duke e asistuar golin e barazimit, të shënuar nga Ozan Tufan. Tufan shënoi sërish pak minuta më vonë, për t’ia dhuruar fitoren skuadrës së tij.

Megjithatë, përkundër kësaj fitoreje, Fenerbahce do ta ketë të vështirë të ngrihet në top katërshe të ligës – që do t’ia siguronte kualifikimin në garat evropiane – pasi që deri në fund të sezonit kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro.

(Kosova Sot Online)