Mitrovica ia kthen me akuza të rënda Feronikelit, e quan shpifës dhe të pafytyrë Veselin

  • A.P /
  • 28 June 2020 - 13:00
Mitrovica ia kthen me akuza të rënda Feronikelit, e quan shpifës dhe të pafytyrë Veselin

Klubi i vashave Mitrovica ia ka kthyer me monedhën e njëjtë klubit të vashave Feronikeli, i cili e kishte akuzuar atë për triumf hileqar në ndeshjen përcaktuese kokë me kokë mes këtyre dy skuadrave për titull në Superligën e vashave këtë sezon 2019/20.

Mitrovica u shpall kampione e Kosovës pasi e mundi 1:0 Feronikelin të shtunën, në një ndeshje finale mes të parit dhe të dytin në tabelën e Superligës, pasi Federata e Futbollit e Kosovës vendosi ta anulojë sezonin në ligën e vashave për shkak të pandemisë koronavirus dhe kampionin ta përcaktojë përmes një ndeshjeje finale.

Në një reagim pas ndeshjes, Feronikeli e quajti “gol fantazmë” golin e vetëm të shënuar nga Kaltrina Biçkaj, ndërsa ka paralajmëruar ankesë edhe në UEFA.

Për më tepër, klubi nga Drenasi e akuzoi deputetin Bekim Haxhiun, i njohur si “Kamishi”, dhe vëllain e tij që ndodh të jetë president i Mitrovicës, Hajrullah Haxhiun, për fyerje dhe sulm.

Mitrovica nuk vonoi shumë dhe ia ktheva njëlloj, duke e quajtur të pafytyrë dhe shpifës Ragip Veselin, drejtorin e përgjithshëm të klubit dhe duke ia përmendur atij një çështje penale familjare.

Reagimi i plotë i Mitroviës:

KFF Mitrovica

Reagim

Ndaj deklaratës shpifëse të KFF Feronikeli

Tri vite radhazi Kampionë , klubi i 32 në Europë për nga rezulatatet, në të 16 e Liges së Kampioneve ,KFF Mitrovica nuk ka arritur rastesisht por me pune .

Rezultatet tona nuk mund të njëllosen nga një i paftyrë, shpifës si Ragip Veseli që njëherit është edhe vëllau i policit Vesel Veseli qe akuzohet për dhunimin e vajzës 16 vjeçare nga Drenasi.

Për të gjithë ata që sot nuk ishin ne stadium , ju bëjm me dije se nga disfata 4:0 Feronikelin e ka shpëtuar fati.

Gola e shënuar nga lojtarja Kaltrina Biqkaj ishte e pastër, shih edhe inqizimet portieri bashkë me topin jane brenda vijes se portes 1m.

Ragip Veseli bashkë me disa persona në shoqerim të tij gjatë gjithë lojes kanë sharë e fyer , por ato jane tolerura. Te njejtën gjë e ka bërë edhe pas përfundimit të lojes me çka u konfrontua me publikun vendas.

Nuk na befason fakti se Ragip Veseli ka apostrofuar deputetin Haxhiu qe ishte ne tribune, sepse Deputeti e kishte shpetuar ate nga rrahja e publikut mitrovicas te cilet Ragip Veseli i shante derisa dilte nga stadioni.

Ju garantojm si klub qe deputeti nuk ka qenë as ne zhveshtoren tone e as te KFF Feronikelit madje as të referëve. Këtë më së miri e konfirmon edhe përgjegjësi për siguri i FFK-së dhe delegati i ndeshjes.

Kjo sjellje e Ragip Veselit për nga karakteri e tij nuk është befasi.

Për neve si klube mbetet befasi se si Drenasi ka lejuar qe ekipin e femrave te KFF Feronikelit me i udhëheq vëllau i Vesel Veselit policit te akuzuar per dhunimin e nje vajze 16 vjeqare nga Drenasi.

Si kryesi me përvojë dhe sukses ne futbollin femëror, pyesim qytetaret e Drenasit se a nuk keni njeri më kredibil se këtë Ragip Veselin me udhëheq klubin e femrave.

Ai jo qe u’a morri fytyrën juve , por po përpiqet të njollos edhe të tjerë.

KFF Mitrovica do të vazhdoj të përfaqësoj futbollin femëror me dinjitet .

I falenderojm futbollistet për angazhimin , dhe i urojm për fitoren.

Sukseset arrihen me punë kjo është motoja jonë.

(Kosova Sot Online)