Bundesliga ia uron ditëlindjen Rashicës me videon e golit raketë që ia shënoi Bayernit

  • A.P /
  • 28 June 2020 - 15:43
Bundesliga ia uron ditëlindjen Rashicës me videon e golit raketë që ia shënoi Bayernit

Liga e futbollit elitar në Gjermani, Bundesliga, ia ka uruar ditëlindjen yllit kosovar të Werder Bremenit, Milot Rashicës, me një video të njërit prej golave më të mrekullueshëm tij dhe njërin prej golave më të mirë këtë sezon në futbollin gjerman.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Rashica – i cili e shënoi golin e parë në Bundesligë në vitin 2020 në ndeshjen e fundit të Bremenit – i ka mbushur 24 vjet sot.

Pavarësisht se goli në fitoren e thellë të Werderit 6:1 kundër Kolnit, e cila ia mban gjallë shpresat skuadrës së  Florian Kohfeldt për të mbetur në Bundesligë përmes barazhit, ishte i vetmi për kosovarin këtë vit, Rashica e mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë në skuadër në edicionin 2019/20.

Në 28 ndeshje në Bundesligë këtë sezon, Rashica i ka regjistruar 8 gola dhe 6 asiste, që nënkupton se askush nuk ka dhënë kontribut më të madh se 24-vjeçari në skuadrën e Westerstadion.


(Kosova Sot Online)