Benzema për asistin e mrekullueshëm me thembër: Kështu e shoh futbollin unë

  • S.A /
  • 29 June 2020 - 09:56
 Benzema për asistin e mrekullueshëm me thembër: Kështu e shoh futbollin unë

Karim Benzema ka treguar se çfarë kishte menduar kur e kishte bërë asistin e mrekullueshëm me thembër në fitoren e Real Madridit 1:0 kundër Espanyolit të dielën në La Liga.

Sulmuesi francez e gjeti bashkëlojtarin e vet Casemiro pa shikuar fare, i cili shënoi në portën e hapur duke ia sjellë Madridit tri pikë të reja falë të cilave ai prin tani me dy pikë më shumë se Barcelona në renditjen e La Ligës. Pasimi i tij ishte aq madhështor saqë edhe Guti do të kishte qenë krenar me të.

“Ishte veprim shumë i mirë, pro më e rëndësishmja është goli që u shënua më pas”, tha Benzema i pyetur për asistin me thembër.

“Casemiro reagoi mirë. Jemi shumë të lumtur. Thembra tregon si e shoh futbollin unë. E dija se Casemiro po vinte nga prapa”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )