Nuk fituan trofe dhe u turpëruan në ndeshjen e fundit nga Hoffenheim, Dortmundi merr vendim për trajnerin

  • S.A /
  • 29 June 2020 - 10:04
Nuk fituan trofe dhe u turpëruan në ndeshjen e fundit nga Hoffenheim, Dortmundi merr vendim për trajnerin

Ka shkuar edhe një vit me Borussia Dortmundin që nuk ka arritur të fitojë trofe.

Klubi gjerman bëri shpenzime të më mëdha në transferime të reja, por pa arritur të rivalizojnë siç duhet Bayernin.

Sikur mos të mjaftonte të mbyllej sezoni pa trofe, Dortmund në ndeshjen e fundit të Bundesligas pësoi humbje turpëruese 0-4 nga Hoffenheim.

Përkundër humbjes dhe një viti pa trofe, Dortmund ka konfirmuar trajnerin Lucien Favre.

Ka qenë drejtori sportiv Joachim Watzke që ka konfirmuar qëndrimin e zviceranit në krye të skuadrës.

“Favre ka arritur dy herë vendin e dytë dhe akoma kemi një kontratë me të. Nëse ka disa paragjykime për të dhe ai mund t’i eliminojë në sezonin e ardhshëm atëherë e meriton një tjetër mundësi”.

“Çdo trajner do ta kishte humbur ndeshjen e fundit 0-4 nga Hoffenheim pasi varej nga skuadra”.“Në xhiron e kaluar kur fituam në Leipzig dhe siguruam vendin e dytë ishte përsëri Favre në stol”, përfundoi Watzke.

(Kosova Sot Online )