Kepa drejt largimit, Chelsea gati goditjen e madhe për portën

  • S.A /
  • 29 June 2020 - 12:03
Kepa drejt largimit, Chelsea gati goditjen e madhe për portën

Kepa Arrizabalaga po i kalon ditët e tij të fundit si portier titullar te Chelsea.

Portieri spanjoll nuk po e bind trajnerin Frank Lampard me cilësitë e tij dhe pritet të largohet gjatë verës.

E ardhmja e Kepas pritet të jetë në vendlindjen e tij Spanjë, ku Valencia ka shprehur dëshirë për ta huazuar për dy sezonet e ardhshëm.

Chelsea tanimë ka gjetur zëvendësuesin e spanjollit dhe ai do të jetë Andre Onana nga Ajaxi.

Mediat britanike kanë raportuar se Chelsea ka ofruar 45 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit.

Onana është paraqitur në dy ndeshje me Ajaxin ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve dhe trajneri Frank Lampard ka mbetur i mahnitur me pritjet e tij.

Kësisoj pas Hakim Ziyech e Timo Werner, Onana pritet të jetë transferimi i tretë i madh për Chelsean.

(Kosova Sot Online  )