Interi po i blindon krahët e mbrojtjes, pas Hakimit tani është radha e Gosens

  • S.A /
  • 29 June 2020 - 12:37
Interi po i blindon krahët e mbrojtjes, pas Hakimit tani është radha e Gosens

Interi po planifikon të transferojë edhe një mbrojtës të majtë gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra e madhe italiane është në pritje të zyrtarizimit të Achraf Hakimit nga Real Madridi.

Neroazzurët do të paguajnë 40 milionë euro për marokenin plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh.

Megjithatë Inter do ta bëjë edhe një goditje të madhe për krahun e majtë të mbrojtjes.

Gjiganti italian është futur në bisedime me Atalantën për mbrojtësin e majtë Robin Gosens.

25-vjeçari ka bërë një sezon të madh këtë edicion duke shënuar nëntë gola e duke bërë gjashtë asistime.

Gjermani pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Inter është gati të paguajë 27 milionë euro për transferimin e gjermanit në San Siro.

(Kosova Sot Online )