Momenti kur Arthur iu tregon lojtarëve të Barçës se po largohet për Juventusin

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 18:02
 Momenti kur Arthur iu tregon lojtarëve të Barçës se po largohet për Juventusin

Arthur Melo edhe zyrtarisht ka informuar shokët e tij te Barcelona për nënshkrimin me Juventusin.

Vendin e tij në skuadrën “blaugrana” do ta zërë Miralem Pjanic, por të dy futbollistët do të luajnë me skuadrat respektive deri në përfundim të sezonit.

Pasi mbërriti në Torino gjatë natës dhe kreu vizitat mjekësore, braziliani u kthye në Spanjë këtë të hënë në mëngjes, para fillimit të stërvitjes, ai mbajti një fjalim para ekipit që u mblodh në një rreth në fushë për të konfirmuar lamtumirën e tij nga Barcelona.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, braziliani u ka thënë shokëve se vullneti i tij ishte që të qëndronte te Barça, por dëshira e tij nuk mund të përmbushej.

Ai pranoi transferimin te “Zonja e Vjetër”, por ka ende për të dhënë te Barça deri në përfundim të sezonit.

Këto janë ditët e fundit të Arthurit si një futbollist i Barcelonës, me të cilën fanellë është paraqitur 72 herë, ka shënuar 4 gola.

(Kosova Sot Online)