Valon Berisha i jep lamtumirën Dusseldorfit, kthehet te Lazio

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 20:03
 Valon Berisha i jep lamtumirën Dusseldorfit, kthehet te Lazio

Valon Berisha i ka dhënë lamtumirën Fortuna Düsseldorfit dhe do të kthehet te Lazio, aty ku do të planifikojë të ardhmen për sezonin 2020/21.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha falënderoi klubin për mundësinë, tifozët për mbështetjen dhe shokët e skuadrën për ndihmën sa ishte këto muaj në Bundesliga.

Ai në janar u huazua te Fortuna Düsseldorfit me shpresën për të ndihmuar ekipin të mbetet në Bundesliga, objektiv ky që nuk u arrit dhe për këtë është i mërzitur edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës.

“Ishte nder dhe kënaqësi për mua të luaja me ju, për fat të keq dhe akoma më dhemb të them që nuk e kemi arritur objektivin tonë, faleminderit edhe Fortuna Düsseldorfit për mundësinë që më dha të luajë, faleminderit tifozëve dhe një faleminderit i madh edhe për të gjithë lojtarët, super djem, ju uroj vetëm më të mirat”, ka shkruar ai në Instagram.

Berisha bëri 13 paraqitje në Bundesliga me Fortuna Düsseldorfin, nuk arriti të lë shumë gjurmë, duke dhuruar vetëm një asist.

(Kosova Sot Online)