“Te Chelsea për Para? Mund të kisha shkuar në Kinë”

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 21:50
 “Te Chelsea për Para? Mund të kisha shkuar në Kinë”

Sulmuesi gjerman, Timo Werner, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Chelseat të Londrës.

Për futbollistin që spikati në Bundesligë në radhët e Leipzigut pati interes edhe nga Liverpooli, por blutë e Londrës ishin më konkretë me ofertën e tyre.

Vetë Werner, në një prononcim të fundit, sqaroi pse vendosi të firmoste me Chelsean.

“Ishin disa klube të rëndësishme që luftonin për mua. Oferta e Chelseat ishte më e mirë për mua, për mënyrën sesi luaj dhe për për karrierën tim.”

Shumë zëra e kanë akuzuar Wernerin se u tërhoq nga paratë e manjatit rus, Abramovic, por sulmuesi kundërpërgjigjet:

“Paratë kishin peshën më të vogël në vendimin tim. Në të kundërten, mund të kisha shkuar në Kinë.

(Kosova Sot Online)