Ish-lojtari i Liverpoolit në spital, theret gjatë një vjedhjeje

  • S.A /
  • 30 June 2020 - 08:26
Ish-lojtari i Liverpoolit në spital, theret gjatë një vjedhjeje

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe mbrojtësi aktual i Derby Countyt, Andre Wisdom, është dërguar në spital pasi u ther gjatë një sulmi dhe tentim vjedhjeje.

Andre Wisdom ishte sulmuar në Toxeth teksa po e vizitonte familjen e vet, pasi kishte luajtur në fitoren e së shtunës me rezultat 2:1 kundër Reading.

Mbrojtësi është për momentin duke u shëruar në spital, ndërsa klubi i tij, Derby, e ka konfirmuar se ai i kishte pësuar disa lëndime gjatë sulmit.

“Andre Wisdom ishte viktima e një sulmi të paprovokuar dhe një vjedhjeje”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi anglez.

“Ai i pësoi disa lëndime dhe si rezultat i tyre, ai është dërguar në spital”.

Wisdom iu bashkua Liverpoolit në vitin 2008 në moshën 14-vjeçare, pasi kishte dalë nga akademia e të rinjve Bradford Cityt.

Ai debutoi për Liverpoolin në vitin 2012, kur i kishte bërë 19 paraqitje dhe e kishte shënuar një gol para se të fillonte një periudhë të gjatë huazimi deri te shitja permanente në Derby në vitin 2017.

(Kosova Sot Online )