Interi e Roma pas Cavanit

  • E.K /
  • 30 June 2020 - 16:54
 Interi e Roma pas Cavanit

Qendërsulmuesi uruguaian pritet të rikthehet në Serie A pas eksperiencës së suksesshme në Paris

Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere.

Tash, qendërsulmuesi uruguaian është në kërkim të klubit të ri.

Nuk përjashtohet mundësia që “El Matador” të rikthehet në futbollin italian, ku kishte luajtur me Palermon dhe Napolin.

Interesim për veteranin e sulmit kanë shfaqur dy klubet e Serie A, Interi dhe Roma.

Përfaqësuesi uruguaian tash e tutje do të jetë lojtar i lirë dhe klubet e interesuara mund ta marrin atë pa dëmshpërblim.

Gjithashtu, e përditshmja spanjolle “AS” shkruan se interesim për Cavanin qe një kohë ka shfaqur edhe Atletico Madridi.

Gjatë muajit korrik pritet të dihet përfundimisht ekipi i ri i sulmuesit uruguaian.

(Kosova Sot Online)