Ozil s’ka luajtur asnjë minutë që nga kthimi i futbollit, Artetës s’i intereson paga e tij

  • S.A /
  • 01 July 2020 - 08:52
Ozil s’ka luajtur asnjë minutë që nga kthimi i futbollit, Artetës s’i intereson paga e tij

rajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka insistuar se atij nuk i shkon në mendje asnjëherë për pagën e mesfushorit Mesut Ozil kur e zgjedh formacionin e parë për ndonjë ndeshje.

Mikel Arteta e la gjermanin me origjinë turke, i cili paguhet 350 mijë funte në javë dhe është lojtari më i paguar i Arsenalit, jashtë skuadrën për udhëtimin në Brighton më 20 qershor.

Ozil u kthye në skuadër për fitoren me rezultat 2:0 kundër Southamptoni, mirëpo ai mbeti në stol për të gjithë ndeshjen, para se të mungonte sërish plotësisht edhe për ndeshjen e së shtunës kundër Sheffield Unitedit shkaku i një lëndimi në shpinë.

Futbollisti mund të mungojë edhe në ndeshjen e së mërkurës kundër Norwichit, por edhe nëse ai shërohet në kohë, ai nuk pritet të jetë titullar pasi që Arteta e ka bërë të qartë se 31-vjeçari duhet të punojë më shumë në stërvitje dhe nuk do ta ndryshojë mendjen shkaku i pagës së tij.

“Kurrë s’më shkon në mendje paga. Kjo është një marrëveshje mes lojtarit dhe klubin dhe ata ishin të lumtur ta nënshkruajnë atë, por kjo nuk është kurrë pyetje për mua”, ka thënë Arteta.

“Besoj se lojtarët paguhen aq sa e meritonte sepse këtu janë dy palë dhe kjo nuk është diçka që unë duhet ta gjykoj. Unë e dua më të mirën për secilin lojtar timin dhe dua të kem mundësi t’i zgjedh atë për skuadër sa më shumë dhe ky është qëllimi im i vetëm”.

(Kosova Sot Online )