Perisic do të kthehet në Inter

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 15:56
 Perisic do të kthehet në Inter

Bayern Munichu raportohet se nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes përfundimtare të kroatit.

Ivan Perisic do të rikthehet në Inter gjatë kësaj vere.

Bayern Munichu nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e blerjes përfundimtare të futbollistit kroat.

30 vjeçari ishte huazuar këtë sezon tek gjiganti bavarez, me të cilin i zhvilloi 30 ndeshje dhe i realizoi 15 gola.

Kampioni gjerman e kishte mundësinë ta blinte lojtarin për 20 milionë euro, por nuk e bëri një gjë të tillë, njofton “Sky Sport”.

Mbetet të shihet nëse Interi do ta mbajë ish-futbollistin e Wolfsburgut apo do ta shesë gjatë në javët në vazhdim.

(Kosova Sot Online)