S’ka përparim rreth kontratës së Alabas

  • G.G /
  • 01 July 2020 - 16:09
S’ka përparim rreth kontratës së Alabas

Mbrojtësi austriak nuk ka arritur ende marrëveshje me Bayern Munichun rreth kontratës së re

David Alaba mund të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman “Bild”.

Palët deri tash nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Prandaj, 28 vjeçari mund ta kërkojë një klub të ri në javët në vazhdim.

Interesim për të kanë shfaqur dy klubet e mëdha spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.

Gjithashtu, përfaqësuesin austriak e pëlqejnë edhe klubet e Premierligës.

Alaba ishte njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në Evropë në vitet e fundit.

Ai ndërkohë mund të luajë edhe si mesfushor defanziv. 

(Kosova Sot Online)