Arteta e zgjedh pasardhësin e Aubameyangut ose Lacazettes

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 17:57
 Arteta e zgjedh pasardhësin e Aubameyangut ose Lacazettes

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta do të donte ta sjell në Londër futbollistin e Lyonit, Memphis Depay.

Trajneri spanjoll është duke e kërkuar një sulmues që mund t’i zëvendësojë Pierre Emerick Aubameyangun apo Alexandre Lacazetten, të cilët mund të largohen nga “Emirates Stadium”.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Le 10 Sport”.

Arteta mendon se Depay është njeriu ideal për ta mbuluar mungesën e sulmuesit të larguar.

Ndërkohë, Lyoni po shpreson ende që lojtari i tij i rëndësishëm ta vazhdojë kontratën, e cila i skadon në vitin 2021.

(Kosova Sot Online)