Mourinho: S’do ta ndërroja Lo Celson për Fernandesin

  • S.A /
  • 02 korrik 2020 - 08:47
Mourinho: S’do ta ndërroja Lo Celson për Fernandesin

rajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, thotë se nuk do ta ndërronte Giovani Lo Celson për Bruno Fernandesin e Manchester Unitedin, të cilin klubi londinez dështoi ta blinte pasi e transferoi Lo Celson verën e kaluar.

Tottenhami i kishte nisur bisedimet me Sporting Lisbon për të arritur marrëveshje për Fernandesin në fund të afatit kalimtar të verës së kaluar dhe Fernandes kishte deklaruar se kishte rënë në ujdi me Spurts.

Por Tottenhami e mori Lo Celson nga Real Betisi në huazim për një sezon gjatë kohës sa Mauricio Pochettino ishte trajner i skuadrës.

Me ardhjen e Mourinho në vend të Pochettinos, klubi nga Londra Veriore e bleu përfundimisht Lo Celcon për 27 milionë funte në janar, në të njëjtën kohë kur Fernandes iu bashkua Manchester Unitedit për 68 milionë funte.

Fernandes ka qenë fantastik që prej mbërritjes në Old Traffod, duke u përfshirë drejtpërdrejt në tetë gola në tetë paraqitje në Premierligë, derisa Lo Celso ende nuk e ka shënuar një gol apo ndonjë asist në 21 paraqitje në ligë për Tottenhamin.

I pyetur nëse i vjen keq që Tottenhami dështoi ta blinte Fernandesin verën e kaluar, Mourinho tha: “Nuk di asgjë për këtë, por nëse kjo është e vërtetë, dhe Giovani Lo Celso ishte lojtari që u ble nga Spurs (në vend të Fernandesit), atëherë them se nuk do ta ndërroja Giovani Lo Celson për asnjë lojtar tjetër”.

“Jo vetëm për Brunon, por për asnjë lojtar nuk do ta ndërroja Lo Celson”, shtoi ai.

Megjithëse i ka shënuar vetëm 30 gola këtë sezon për Tottenhamin, Lo Celso ka mahnitur me dhuntitë dhe kreativitetin e tij.

(Kosova Sot Online )