Messi mund të rikthehet në Newell’s

  • G.G /
  • 02 July 2020 - 16:11
Messi mund të rikthehet në Newell’s

Zëvendës-presidenti i klubit argjentinas, Cristian D’Amico ia ka hapur dyert e rikthimit yllit të Barcelonës

Lionel Messi mund të rikthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Newell’s Old Boys.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës-presidenti i klubit argjentinas, Cristian D’Amico.

Megjithatë, ai ka shtuar do të jetë vetë ylli argjentinas ai që do ta thotë fjalën e fundit rreth këtij transferimi të mundshëm.

Messi kishte luajtur në ekipin e të rinjve të Newell’s para se të transferohej në Kataluni kur ishte 13 vjeç.

Me kalimin e viteve, ai u bë njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Dhe, 33 vjeçari nuk e ka harruar kurrë klubin e tij të fëmijërisë.

As ai vetë nuk e ka përjashtuar mundësinë që karrierën ta mbyll në klubin Newell’s Old Boys. 

(Kosova Sot Online)