Achraf është ‘mbret’ për Carvajalin, e vërtetojnë statistikat

  • E.K /
  • 02 July 2020 - 20:14
 Achraf është ‘mbret’ për Carvajalin, e vërtetojnë statistikat

Ndonëse gjithçka ishte mbyllur që të martën e 30 qershorit, Achraf Hakimi u bë zyrtarisht futbollist i Interit pasditen e sotme, pasi vetë klubi zikaltër publikoi detajet e marrëveshjes në faqen zyrtare.

Mbrojtësi maroken kaloi me sukses vizitat mjekësore dy ditë më parë dhe firmosi një kontratë 5-vjeçare me Interin, nga e cila do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërsa tani është nisur me pushime, për t’iu bashkuar skuadrës së Contes pas datës 20 korrik.

Për kartonin e anësorit 21-vjeçar, zikaltrit paguan 40 milionë euro në arkat e Real Madridit dhe do të shtojnë edhe 5 të tjera në formë bonusi.

Hakimi ishte në krye të listës së dëshirave të Antonio Contes dhe me të drejtë, sepse është një ndër mbrojtësit më produktiv në Evropë.

Në anën tjetër, Reali është duke u kritikuar se si lejoi një lojtar të akademisë, 21 vjecar, të largohet.

Ai madje nëse shikojmë statistikat e dy viteve të fundit, është shumë më i mirë se Dani Carvajal, shkaku i të cilit Achraf nuk pranoi të qëndrojë në Madrid, pasi do të ishte vetëm zëvendësues.

Në dy vitet e fundit, Achraf ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 17 asiste, derisa Carvajal ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 12 asiste.

(Kosova Sot Online)