Stadiumi prej 1.65 miliard eurosh ku mund të zhvillohet trilogjia Fury-Wilder

  • S.A /
  • 03 korrik 2020 - 08:30
Stadiumi prej 1.65 miliard eurosh ku mund të zhvillohet trilogjia Fury-Wilder

Dueli i trilogjisë ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder mund të zhvillohet në Allegiant Stadium në Las Vegas, i cili ka vlerën prej 1.65 miliard eurosh.

Promovuesi i britanikut, Bob Arum, shpreson ta caktojë rimeçin e shumëpritur më 19 dhjetor, duke qenë se data fillestare (në korrik) dështoi si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Kujtojmë që dy boksierët e kategorisë së peshave të rënda u ndanë baras në përballjen e parë, ndërsa në të dytën triumfoi Fury duke e nokautuar Wilderin dhe duke ia rrëmbyer titullin WBC.

Natyrisht se dueli i tretë do ta përcaktojë se cili do ta mbajë titullin dhe njëherësh do të vendosë përfundimisht se cili nga dy boksierët është më i miri.

Arum shpreson që përballja e tyre të zhvillohet me prezencë të tifozëve, natyrisht duke e respektuar distancën.

Allegiant Stadium kallon shifrën prej 15.210 tifozëve vetëm me 1/3 e kapacitetit, prandaj do të mund të thyente rekordin paraprak të përfitimeve që vunë dy boksierët nga shitja e biletave (14.5 milionë).

Sidoqoftë, për të shpëtuar shitjen e biletave, në rast se në Shtetet e Bashkuara nuk lejohen tifozët, atëherë Australia, Zelanda e Re dhe madje edhe Makau, janë përmendur si opsione të mundshme.

(Kosova Sot Online )