Sterling, pas fitores bindëse kundër Liverpoolit: Sezoni i ardhshëm nisi sot

  • S.A /
  • 03 July 2020 - 08:39
Sterling, pas fitores bindëse kundër Liverpoolit: Sezoni i ardhshëm nisi sot

Raheem Sterling insistoi se Manchester City është duke u zhvilluar, pasi e mposhti Liverpoolit, të sapo shpallur kampion i Anglisë, me rezultat 4:0. Kjo fitore, për Sterlingun, e nisi sezonin e ri.

Manchester City ia bëri gardën e nderit Liverpoolit para se të niste ndeshja në stadiumin Etihad, për nder të triumfit të parë të Liverpoolit në ligë në 30 vjet.

Kevin de Bruyne e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes nga pika e penalltisë, para se Sterling ta finalizonte një kundërsulm të shpejtë për ta dyfishuar epërsinë pas vetëm rreth 30 minutave lojë.

Phil Foden e shënoi golin e tretë për nikoqirët, duke e mposhtur portierin e Liverpoolit, Alisson, pas një bashkëpunimi të mirë në një aksion me De Bruynen.

City vazhdonte të kërkonte gola edhe më tutje në pjesën e dytë të ndeshjes dhe Sterling mengoi se e kishte shënuar golin e tij të dytë në minutën e 66-të, megjithatë goditja e tij u devijua nga Alex Oxlade- Chamberlain, i cili e mori meritën e golit si autogol. Ndërsa, një gol i vonë nga Riyad Mahrez u anulua nga VAR për shkak të një prekjeje të topit me dorë nga ana e Foden.

Ndeshja përfundoi me rezultat 4:0, por epërsia mund të kishte qenë edhe më e thellë shklaku i numrit të madh të rasteve të mira të krijuara nga djemtë e Pep Guardiolës. Kjo bëri që Sterling të jetë në humor të mirë pas ndeshjes.

“Liverpooli ka qenë brilant gjatë gjithë vitit, ne dëshironim ta luanim një ndeshje të mirë kundër tyre. E dinim se ishim prapa dhe kemi qenë zhgënjyes disa hera. Por, e kishim një test kundër kampionit në fuqi dhe bënë punë brilante”, tha Sterling.

“Sezoni i ri nisi sonte dhe ne bëmë punë të mirë. Kjo është një skuadër që po zhvillohet dhe po ndryshon, ju mund ta vëreni se me çfarë pjekurie luan Phil Foden. Mendoj se i kemi disa lojtarë të mrekullueshëm për të ardhmen”.

(Kosova Sot Online )