United nuk heq dorë nga transferimi i Van de Beek, gati oferta e re në drejtim të Ajaxit

  • S.A /
  • 03 July 2020 - 08:58
United nuk heq dorë nga transferimi i Van de Beek, gati oferta e re në drejtim të Ajaxit

Manchester United nuk është duke u dorëzuar për të nënshkruar me Dony Van de Beek.

Mesfushori holandez është shumë pranë transferimit te Real Madridi, por Djajtë e Kuq insistojnë për ta marrë atë në Old Traford. 23-vjeçari ka shkëlqyer me Ajaxin në dy edicionet e fundit dhe është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë. Gjiganti anglez kishte bërë një ofertë prej 40 milionë euro ditë më parë për lojtarin, ofertë që ishte refuzuar nga Ajax.

Tani mediat angleze dhe ato holandeze kanë raportuar se Djajtë e Kuq janë duke përgatitur një ofertë më të lartë për Van de Beek.United është gati të ofrojë 47 milionë euro plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh për ta transferuar holandezin në Ligën Premier. Kjo ofertë besohet se do ta kënaq Ajaxin, ndërsa sa i përket lojtarit ai ka shprehur dëshirën për tu larguar në drejtim të një skuadre dhe kampionati më të fortë.Gjithsesi për Van de Beek interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera si Man City, Tottenham Hotspur, Real Madrid, Newcastle United dhe Everton.

(Kosova Sot Online )