Arteta: “Ka gjithmonë vend në skuadër për lojtarë të cilësisë së Ozilit”

  • G.G /
  • 03 July 2020 - 14:20
Arteta: “Ka gjithmonë vend në skuadër për lojtarë të cilësisë së Ozilit”

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se lojtarët e cilësisë së Mesut Ozilit do të jenë gjithnjë të mirëpritur dhe se do të kenë vend në skuadrën e Arsenalit, pavarësisht sistemit të lojës.

Mesut Ozil mungoi në vetëm njërën nga të gjitha ndeshjet e Arsenalit nën drejtimin e Mikel Artetës në Premierligës para ndërprerjes së sezonit, mirëpo ai nuk ka luajtur asnjë minuta që nga rinisja e sezonit.

Një lëndim në shpinë e mbajti mesfushorin jashtë skuadrës për ndeshjen çerekfinale të FA Cup kundër Sheffield Unitedin fundjavën e kaluar dhe në ndeshjen e Premierligës kundër Norëichit të mërkurën.

Arteta e organizoi skuadrën e tij në skemën 3-4-3 për ndeshjen kundër “Kanarinave” në Emirates dhe mendon se Ozil mund të përshtatet edhe me këtë formacion.

“Mendoj se lojtarët mund të përshtaten me sisteme të ndryshme të lojës dhe ne mund të adaptojmë sisteme të ndryshme për lojtarë të ndryshëm”, ka thënë Arteta.

“Nganjëherë, nuk ka të bëjë vetëm me atë se si ne duam të luajm. Nganjëherë duhet të tentojmë të gjejnë vend për lojtarët që i kemi në dispozicion në momentet e duhura në pozitat e duhura për të performuar në fushë dhe për ta bërë atë që neve na nevojitet”.

“Ka gjithmonë vend në skuadër për lojtarë të cilësisë së Ozilit”

(Kosova Sot  Online)