Real Madridi s’ka para për Manen

  • E.K /
  • 03 July 2020 - 16:18
 Real Madridi s’ka para për Manen

Real Madridi nuk ka para për ta blerë Sadio Manen këtë verë.

Pandemia koronavirus i ka prekur me të madhe në aspektin financiar klubet evropiane, përfshirë këtu edhe “Los Blancos”.

Prandaj, mediumi britanik “Daily Mail” shkruan se lideri i La Ligas nuk do të ketë mundësi që ta sjell në “Santiago Bernabeu” sulmuesin e Liverpoolit.

Trajneri Zinedine Zidane është një fans i madh i përfaqësuesit senegalez.

Mirëpo, sulmuesi i rrezikshëm kushton mjaft shtrenjtë dhe duket se asnjë klub s’do të ketë mundësi ta blejë atë këtë verë.

Për këtë, nuk përjashtohet mundësia që Mane ta kalojë së paku edhe një sezon në “Anfield Road”.

Ai ishte njëri prej lojtarëve më meritorë në sukseset e fundit të Liverpoolit, në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë.

(Kosova Sot Online)