“Messi mund të ribashkohet me Guardiolën, ose të luajë me Ronaldon në Juventus”

  • S.A /
  • 04 July 2020 - 09:13
“Messi mund të ribashkohet me Guardiolën, ose të luajë me Ronaldon në Juventus”

Legjenda e Brazilit, Rivaldo, shpreson që Lionel Messi të mos largohet nga katalunasit.

Situata në Barcelonë nuk është aspak e mirë, madje është shumë shumë e keqe sipas Rivaldos kur një lojtar që gjithë jetën e ka kaluar në Barça, po e mendon largimin.

Leo ka kontratë deri në vitin 2021 dhe ka të drejtë të largohet me parametra zero kur të dojë nga kjo verë.

“Nëse ai po e mendon largimin, atëherë diçka nuk është mirë në zhveshtoren e Barcelonës dhe ndoshta është i lodhur me gjitha problemet që e kanë rrethuar klubin muajve të fundit”, u shpreh Rivaldo.

“Kur atij t’i përfundojë kontrata, do të jetë 34 vjeçar, por me klasin e tij ai ende lehtë mund të luajë në Premierligë”.

“Do të jetë e dhimbshme që ta shohim duke u larguar nga Barcelona kur kontrata t’i përfundojë, por ende shpresoj se do të qëndrojë për tani”.

“Pavarësisht lidhjes me klubin, ai ka të drejtë të lëvizë nëse dëshiron të ribashkohet me Guardiolën te Manchester City që do ta joshin atë, pasi që të dy kanë krijuar një partneritet te Barça”.

“Me gjitha spekulimet, besoj se disa agjentë tashmë ëndërrojnë t’i shohin Messin dhe Ronaldon në Juventus dhe kjo do të jetë diçka e madhe në gjithë botën”.

“Nëse ndodh, do të jetë diçka boom”.

(Kosova Sot Online )