Skandal me trukimet, pezullohet kampionati dhe përjashtohen 58 lojtarë e drejtues

  • E.K /
  • 04 July 2020 - 09:56
 Skandal me trukimet, pezullohet kampionati dhe përjashtohen 58 lojtarë e drejtues

Federata Armene e Futbollit ka marrë një vendim të paprecedentë duke pezulluar First League (kategoria e dytë) 5 javë përpara fundit. Motivi? Jo për shkak të koronavirusit, ashtu si mund të pritej, por një numër të madh ndeshjesh të trukuara.

Pesë skuadra (Aragats, Torpedo, Masis, Lokomotiv dhe Yerevan), rrezikojnë ndëshkime të mëdha dhe 58 persona, mes të cilëve presidentë, drejtues dhe futbollistë janë skualikuar, pjesa më e madhe të përjashtuar (45).

Vendimet mbi tuesin e First League dhe formatin e sezonit të ri do të merren në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Etik të Federatës, pas apelimeve të shumta nga ana e klubeve të përfshira.

Ndoshta, ka ardhur momenti që edhe në Shqipëri apo Kosovë të nisë toleranca zero.

(Kosova Sot Online)