Juventusi e do Dzekon

  • S.A /
  • 04 July 2020 - 10:31
Juventusi e do Dzekon

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, raportohet se është objektivi i Juventusit për këtë verë.

Trajneri i Zonjës së Vjetër, Maurizio Sarri, e do një tjetër 9-sh në skuadër me Gonzalo Higuainin që ka shumë mundësi të largohet në fund të sezonit.

Tani, Tuttosport raporton se Sarri po mendon ta sjellë Dzekon, lojtar të cilin e admiron.

Dzeko, që në mars mbushi 34 vjet, ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar nëntë asiste në 35 ndeshje këtë edicion.

(Kosova Sot Online )