Alaba në Manchester City? “E ka refuzuar rinovimin e kontratës”

  • G.G /
  • 04 July 2020 - 13:31
Alaba në Manchester City? “E ka refuzuar rinovimin e kontratës”

Përveç Thiago Alcantarës, edhe mbrojtësi David Alaba nuk ka pranuar rinovimin me Bayern Munich.

Këtë e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge.

Ai ka konfirmuar se si për Thiagon, ashtu edhe për Alaban – klubi po mendon të gjejë zgjidhjen më të mirë dhe të përfitojë nga shitja e tyre këtë verë.

“Thiago Alcantara dëshiron të provojë një aventurë të re dhe ne nuk duam ta humbasim me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. Jam shumë i qartë në këtë që po them. Nëse dëshiron të largohet, do të na duhet të negociojmë për shitjen e tij. Liverpool? Nuk kemi pasur asnjë kontakt me këtë klub. Thiago dhe Alaba janë dy lojtarë të nivelit të lartë. Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje financiare të pranueshme për ne”, tha ai.

Për Thiagon interesohet Liverpooli, derisa për Alaban janë duke u rritur spekulimet se Pep Guardiola e do te Manchester City. 

(Kosova Sot Online)