Pas Hakimit, Interi tenton edhe David Alaban

  • E.K /
  • 04 korrik 2020 - 16:09
 Pas Hakimit, Interi tenton edhe David Alaban

Pas Achraf Hakimit, Interi i Antonio Contes synon të bëjë një tjetër goditje të madhe në mbrojtje.

SportMediaset zbulon se zikaltrit kanë nisur prej kohësh kontaktet me David Alaban, austriakun që për momentin refuzon të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2021 me Bayern Munich.

Alaba ka profilin ideal për Conte pasi mund të përdoret si mesfushor i majtë në skemën 3-5-2 por si edhe mbrojtës i majtë në 3-shen e prapavijës. Përpara mbylljes së kufijve për shkak të COVID-19, Alaba ka qenë dy herë i pranishëm në Milano për të takuar drejtuesit zikaltër.

Aktualisht në merkato ai vlerësohet 50 milionë euro, ndërsa te Bayerni paguhet 11 milionë euro në sezon.

Pas austriakut janë edhe Reali i Madridit, Manchester City dhe Paris Saint Germain por Interi i ka hedhur bazat dhe nuk do të ishte aspak surprizë transferimi i  28-vjeçarit te skuadra e Contes, ndërsa në marrëveshjen mes palëve mund të përfshihet edhe kartoni i Ivan Perisic.

(Kosova Sot Online)