Formacionet në Delly della Mole: Juventusi për titull, Torino për mbijetesë s

  • E.K /
  • 04 July 2020 - 16:45
 Formacionet në Delly della Mole: Juventusi për titull, Torino për mbijetesë s

Derby della Mole nuk ka rezultuar të jetë shpeshherë një përballje e vështirë për Juventusin, megjithatë sot mund të priten befasi, pasi që Torino në luftë për mbijetesë do ta japë maksimumin për t’i marrë pikë Juventusit.

Bardhezinjtë janë të vetëdijshëm, përkundër epërsisë prej katër pikësh në krye të tabelës, se nuk mund të lejojnë befasi, pasi që Lazio dhe Interi vazhdojnë të bëjnë presion në garën për titull.

E njëjta vlen edhe për Torinon, që është vetëm katër pikë larg zonës së rrezikut dhe forma e tyre mbetet negative, pasi që fitorja e vështirë 1:0 kundër Udineses mbetet i vetmi rezultat pozitiv në 10 xhirot e fundit, bashkë me barazimin kundër Parmës.

Shkarkimi i Ëalter Mazzarri për Moreno Longos nuk ka sjellë ndryshimet e kërkuara dhe Torino vazhdon të mbetet tejet i varur në sulmuesin Andrea Belotti.

Juventusi pësoi disfatë kundër Napolit në finalen e Kupës së Italisë, mirëpo që nga atëherë i ka fituar të tri ndeshjet e Serisë A, duke i shënuar nëntë gola dhe duke e pranuar vetëm një ndërkohë.

Portieri Gianluigi Buffon do të jetë titullar në këtë ndeshje për Juventusit, duke shkruar kështu rekord të ri në Serie A me 648 paraqitje, duke e lënë prapa Paolo Maldinin.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Juventus:

Torino: Sirigu, Izzo, Lyanco, Bremer, De Silvestri, Lukic, Meite, Aina, Verdi, Belotti, Berenguer.

(Kosova Sot Online)